Lefter Maliqi: KAS pranoi ankimin, shumë shpejt në Kuçovë do të hapen kutitë!

E Enjte, 25 May 2023 08:36

 

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmjen e sotme shtabin e tij elektoral.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit, ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

 

Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

"Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do t'i kthehet fituesit të vërtetë, që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë, unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do t'i kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ", ka thënë Maliqi.

Modifikuar më E Enjte, 25 May 2023 08:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...