Duke përsëritur këtë kërkesë, Berisha bëri një tjetër denoncim të abuzimeve të pushtetit. Ai u ndal te udhëtimi i Edi Ramës dhe Bajram Begajt drejt Nju Jork për asamblenë vjetore të OKB-së.
Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.
Po ky është vetëm njëri aspekt. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.
U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik,” tha Berisha.