Meta: Pushteti i korruptuar hoqi miliona euro nga arsimi dhe ja kaloi inceneratorit që nuk egziston

Hënë, 18 September 2023 20:16
Ditën e sotme, Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, teksa kryetari Ilir Meta ka deklaruar se pushteti i Ramës është vetë mafia që ka kapur shtetin i cili heq miliona euro të dedikuara dhe të miratura në buxhetin e bashkisë Tiranë për arsimin, për t'i kaluar te inceneratori që nuk egziston dhe që është nën sekuestro.

Sot pushteti i Ramës dhe Rilindjes është vetë mafia që ka kapur shtetin gati në çdo qelizë të tij.

Aferat mafioze nuk kanë të mbaruar dhe korrupsioni ka pushtuar gati dhe zyrën më të fundit.
 
Këto afera nuk kanë kursyer as shëndetin e qytetarëve të cilët kanë mbetur dhe pa shërbimin mjekësor të domosdoshëm, deri në kushtet akute për shkak të fryrjes së faturave, të koncensioneve që braktisin dhejtëra dhe qindra miliona euro, dhe kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që vjedh pa mëshirë taksat e djersës dhe të mundit.
 
Pushteti lokal siç e shohim gjithashtu është kthyer në një zgjatim të shëmtuar të korrupsionit marramendës të Rilindjes dhe bashkitë vetëm paguajnë, mijëra dhe mijëra patronazhistë dhe nuk i ofrojnë shërbimet e domosdoshme qytetarëve.
 

Këshilltarët tanë fatmirësisht, po ju japin zë shqetësimeve të shumta të qytetrëve dhe po denoncojnë aferat e panumërta korruptive dhe abuzimin me pushtetin të kryetarëve të bashkive 'bunker'.

Kam vlerësimin më të mirë për grupin tonë të këshilltarëve në bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, të cilët kanë arritur të bëhen një zë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe në mënyrë krijuese jam i sigurt se do ta thyejnë akoma më tej censurën që përpiqet të imponojë frika e një pushteti të korruptuar deri në palcë, i cili heq miliona euro të dedikuara  dhe të miratura në buxhetin e bashkisë Tiranë për arsimin, për t'i kaluar te inceneratori që nuk egzsiton dhe që është nën sekuestro.

Login to post comments