Fisnik Qosja, kryetar i bashkisë Kavajë, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, ju përgjigj Veliajt.
E kisha të nevojshme që të sqaroj qytetarët e Kavajës për këtë çështje, jo për të bërë replikë me Erion Veliajn, sepse replika me Erion Veliajn dhe betejën me të e kemi fituar me 14 maj.
Këtij i ka ngelur ora prapë 'Kavaja-Kavaja-Kavaja' , kështu që e ka marrë përgjigjen dhe do ta marrë kur të dojë dhe si të dojë, në lidhje me çështjen në fjalë.
Së pari, unë jam kryetari i Bashkisë Kavajë dhe kam detyrim t'ju përgjigjem qytetarëve të Kavajës për pastrimin e qytetit, sepse e kam marrë detyrën më 14 qershor në pikun e sezonit turistik, pra një atmosferë e pakëndshme në bashkinë e Kavajës, ku asgjë nuk funksiononte dhe ku nuk kemi gjetur as stilolaps dhe as letër.
Kur unë isha i detyrurar të pastroja qytetin dhe të pastroja bregun e detit, ku kemi pasur mijëra turistë që kanë vizituar Kavajën këto kohë, kështu që detyra ime është që unë të marr masa dhe në bazë të rregullave që janë vendosur nga paraardhësit e mi, të vazhdoja rrugën dhe të bëja pagesën për inceneratorin dhe jo, nuk jam penduar fare që e kam bërë pagesën sepse i kam bërë nder Kavajës për ta pastruar.
Por kontrata e inceneratorit është aferë korruptive dhe kjo nuk ka diskutim, këtë e dinë të gjithë dhe jo vetëm unë si kryetar I bashkisë, këtë e thonë ekspertët dhe gjithë njerëzit. Pra, ka dalë në dritë e vërteta.
Por, duke qenë i kushtëzuar dhe duke qenë se mandati sa ka filluar, unë isha i detyruar të paguaja pagesën për inceneratorin sepse kam detyrim dhe ndaj qytetarëve dhe ndaj bizneseve.
Çështja e inceneratorit, presionin e ka në maksimum pasi i tillë është vetë ligji që është bërë nga qeveria që të detyron që ti të shkosh të paguash faturën, një detyrim kontraktor i padiskutueshëm!