Berisha: Zëri i Amerikës përgënjeshtron mediat lëpirëse të Ramës!

Diel, 24 September 2023 14:10
Të dashur miq, në një kohë kur mediat më të mëdha të botës dhe ato në Shqipëri kanë lakuar dje dhe pardje qindra e qindra herë emrin e Edi Ramës si bashkëfajtor me McGonigal, mediat lëpirëse të Ramës që përjetuan poshtërimin e tij botëror në udhëtimin e tyre me të në OKB, përpiqen t’i lëpihen Ramës dhe në një krim të shëmtuar moral, të mashtrojnë shqiptarët.
 
Kështu njëri prej lëpirësve kronik të Ymer Çorapja kalon në mashtrime banale dhe shkruan se: ‘McGonigal, sikurse raportoi drejtësia amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë, atë se ka marrë 225 mijë dollarë pa i deklaruar.’
 
Ndërkohë Zëri i Amerikës, organ zyrtar i qeverisë së SHBA informon se: ‘Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka.’ Dhe se: ‘Çdo pikë e aktpadisë përmban disa akuza.’
 
Ky njoftim i radios zyrtare të qeverisë së SHBA  dëshmon përfundimisht se Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë bashkëfajtorë në disa vepra penale me McGonigal dhe do të ndajnë para drejtësisë amerikane fatin e tij të merituar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...