Ish prokurori: SPAK nuk ka nevojë për prova të reja për të nis hetimin, duhet ta nisë mbi bazën e atyre që ka pranuar McGonigal

Tuesday, 26 September 2023 10:11
Ish prokurori Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për çështjen McGonigal dhe pranimin e fajësisë nga ish zyrtari i lartë i FBI-së. 

 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Beci tha se vendimi i gjykatës në Uashington, përbën një provë për autoritetet shqiptare të cilat mund të nisin menjëherë një hetim për ato akuza që McGonigal ka pranuar, mes të cilave disa takime me kryeministrin Rama. 

Bcei tha se SPAK nuk ka nevojë të kryejë hetime për ato akuza që McGonigal i ka pranuar njëherë në SHBA, por duhet të hetojë a ka një fakt penal për personat që lidhen me McGonigal në Shqipëri, përfshirë kryeministrin Rama. 
 
"Sa i përket procedurës, jemi në fazën që Shqipëria duhet të shohë faktin penal.
 
Pjesa penale, që hyn në Kodin Penal të Shqipëriasë, për fakte penale që kryejnë shqiptarë edhe në shtete të huaja, ku përfshihet edhe korrupsioni, nuk ka lidhje me vendimet e shteteve të huaja. Pra autoritetet shqiptare kishin detyrë të kryenin një hetim.
 

Nuk ka përfunduar çështja. Kemi një çështje me dy bashkëpunëtorë dhe gjykohet vetëm njëri. Dënohet njëri, por vendimi që ka deklaruar fajtor është provë për bashkëpunëtorët e tjerë, nuk ka nevojë më për hetim të këtyre fakteve.

Vendimi i marrë për McGonigal është provë e kryer nga një gjyqësor i pavarur, mund të merret ligjërisht, vjen nëpërmjet rrugës zyrtare, shkon në Prokurori, në SPAK dhe të gjitha ato janë prova që nuk kanë nevojë për hetim tjetër. Është provë e prëcaktuar automatikisht, nuk ka nevojë të provohet. Gjithçka flitet në atë vendim është e provuar.

Personi që ka lidhje me situatë do të shihet a ka përgjegjësi.

Të gjitha veprimet janë të ndikimi i paligjshëm. 

Autoritetet shqiptare, duhet që pavarësisht nga kërkesa e një përfaqësuesi të opozitës, duhet që të niste hetiemt për të vërtetuar faktin penal, a kemi ushtrim ndikim itë paligjshëm dhe korrupsion.

Nëse është çuar nga Gazment Bardhi një kallëzim, SPAK mund të regjistrojë çështje penale, por nuk e bën publike derisa të marrë të pandehur një person", tha ndër të tjera Beci. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...