Berisha: Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës, se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës!

Hënë, 13 November 2023 12:43

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar sot, faktet që dëshmojnë sesi familjarë të Kryeministrit Edi Rama përfitojnë fonde publike dhe institucionet shtetërore e madje edhe ato të drejtësisë janë vënë në dispozicion të tyre për këto përfitime. Rasti konkret është se si Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Ramës nga martesa e saj e parë, po favorizohet nga bashkia e Tiranës.

Berisha tha: "Më datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj. 

 

Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton, apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet, të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës.

Erion Veliaj, siç merret vesh nga një email sekret i zbuluar së fundmi, ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

 
 

Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë.

Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Kështu, me datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

Po citoj:  DPN 1, Ndërmarrja Numër 1 e Bashkisë Tiranë, fatura numër 0066967, datë 2.5.2019, nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës.

Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos. Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje i është përcjellë edhe Klodian Zotos.

Citoj: DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 është depozitim që është kryer për llogari të bashkisë.

E kuptoni apo jo? Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit. Po me urdhër të kujt thoni ju? Me urdhër të Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me Sahatin. A e imagjinoni ju që Zoto bëhet edhe zot i bashkisë? Sigurisht vetëm me urdhër të Erion Veliajt."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...