Kushëriri i Ramës dhe marioneta e Sorosit në Gjykatën e Strasburgut dha vendimin për ’21 janarin’

Tuesday, 14 November 2023 23:14

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut njoftoi të martën se një dhomë e saj kishte gjetur unanimisht fajtor shtetin shqiptar për “shkelje të të drejtës së jetës” dhe “të hetimit“, parashikuar në nenin dy të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me vrasjen e protestuesit Aleks Nika më 21 janar 2011.

BIRN raporton se vendimi u dha nga një trupë, në mesin e të cilëve ishte edhe gjyqtar shqiptar, Dorian Pavli.

Por ky do ishte një rast i rëndë i konfliktit të interesit.

Kujtojmë se Dorian Pavli është kushëriri i kryeministrit Edi Rama dhe ky skandal nuk është denoncuar vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga ato ndërkombëtare.

 
 

Para disa muajsh, një nga revistat më të njohura të djathta në Francë, theksonte se mafia e Sorosit e ka dorëzuar drejtësinë në duart e Edi Ramës.

Si një nga shembujt flagrantë të infiltrimit të Sorosit në Gjykatën e Strasburgut, revista ‘Valeurs Actuelles’ sillte rastin e Dorian Pavlit, një marionetë e Sorosit, që nuk plotësonte as kushtet për t’u bërë gjyqtar në këtë gjykatë të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, një organizatë franceze deklaronte më vonë se ishte pikërisht Dorian Pavli që kishte validuar reformën kontroverse në drejtësi në Shqipëri.

Përveç Pavlit, Edi Rama kishte tentuar të dërgonte në Strasburg edhe Sokol Berberin, kunat i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...