'Gazetarët bastardë?'/ Gazetari nga Mali i Zi masakron Ramën: Cila është përgjegjësia juaj në këto 10 vite?

Tuesday, 14 November 2023 23:16

Një gazetar nga Mali i Zi foli pas fjalës së mbajtur nga kryeministri, Edi Rama në Forumin e Medias për Europën Juglindore ku kërkoi të bëjë disa komente, duke thënë se ndoshta edukon Ramën.

Gazetari tha se fakti që Rama i përshkuan gazetarët si bastard apo të pasurit e mediave të tilla është e tmerrshme. 

 

Sipas gazetarit ato po i japin jetën e tyre këtij profesioni dhe se, media po luan një rol të madh.

“Unë jam nga Mali i Zi. Do të bëj një koment dhe ndoshta të edukoj pasi zoti kryeministër bëri një thirrje për edukim. Ajo që tha zoti kryeministër mu duk një tmerr i vërtetë. Historia e të përcaktuarit të gazetarëve si bastard apo të pasurit të mediave të tilla. Ka 25 vjet punë në këtë fush. Tani media jonë po luan një rol të madh, është një media e besueshme për të kontrolluar politikanë. Ju përmendët dhe anëtarë të familjes tuaj. Nëse djali juaj është milioner 25 vjeç ose nëse keni një motër që është avokate dhe është milionere është sepse ata janë gjeni apo sepse janë motra vëllezër apo binj. Dhe një këshillë tjetër apo pyetje. Nëse sitata në Shqipëri është kështu, kemi dhe Serbinë, Vuçiç, miku juaj thotë që është këshu. Mirë. Këto 10 a 15 vite që jeni në krye të shtetit, jeni kështu cila është përgjegjësia juaj. Vetërregullimi nuk është mjet për t’ju mbrojtur ju por janë gjykatat e institucione të tjera. Në Kroaci askush nuk ankohet për mediat. Historia juaj 24 minutëshe për mediat. Nëse sakrifikojmë të gjithë jetën tonë për këtë nuk mund të thuash që të gjithë jemi bastardë.”, tha gazetari nga Mali i Zi.  

 
 

Pas gazetarit Rama u justifikua se nuk tha se gazetarët janë bastardë.

“Duartrokasin për një gjë që nuk është ajo që thashë unë. Si mund të vetërregullohemi duke bërë kështu. Jeni ju që më keni ftuar nuk ju ftova unë. Unë nuk thashë që jeni bastardë, thashë ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimin dhe kur ta shihni mbase do të ndiheni keq për mënyrën si e kuptoni gazetari, thashë gjëra krejt të ndryshme. Unë kurrë nuk them të gjithë, siç jo të gjithë politikanët nuk janë njësoj.”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...