Pakti Rama-Meloni/ Saviano: Projekti do menaxhohet nga mafia shqiptare

E mërkurë, 15 November 2023 12:03

Gazetari dhe autori i njohur italian, Roberto Saviano, mendon se pakti Rama-Meloni për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri është një projekt propagandistik.

Ai thotë se plani është i parealizueshëm nga pikëpamja juridike.

 

Por edhe nëse ecën përpara, ai mendon se projektin do e menaxhojnë familjet mafioze shqiptare.

“Dhe në fund, çfarë do të ndodhë në Shqipëri kur të nisë ky projekt? Kush mendoni se do ta menaxhojë ardhjen, prokurimin, mensat, në disa raste edhe arratisjet nga këto qendra? Familjet mafioze shqiptare.

 
 

Rreziku që krimi i organizuar shqiptar të marrë pjesë në këtë operacion është shumë i lartë. Pa kontroll të drejtpërdrejtë, siç dihet, kujt do t’i shkojë financimi italian?

E pamë me Turqinë, me Tunizinë, me Libinë. Transferimi i kontrollit të kufijve nuk çon aspak në siguri më të madhe, nuk çon aspak në një kapacitet më të madh menaxhues, ai sjell vetëm tmerrin e padrejtësisë, torturës, korrupsionit.

Ne po lëvizim fizikisht kufijtë tanë në një vend tjetër: nga ana operacionale e gjitha kjo nuk do të përkthehet në një efektivitet më të madh në mbrojtjen e këtyre kufijve, por do të thotë shitje e tyre. Duke larë duart prej tij, duke u përpjekur të detyroni të tjerët të bëjnë punët e pista.

Nga njëra anë, emigrantët do të paguajnë për të gjitha këto. Nga ana tjetër, qytetarët, të cilët mashtrohen dhe grabiten. Burimet ekonomike do t’u hiqen për t’u investuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri. Të cilat megjithatë nuk do të shërbejnë për asgjë,” shkruan Saviano në FanPage.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...