Ad imageAd image

Banderola kundër Ramës në stadium, FSHF nuk u jep bileta ‘Plisave’ të Prishtinës

1 min lexim

‘Plisat’, tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në ‘Air Albania’ për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.

Mësohet se banderola e shpalosur nga ‘Plisat’ në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë ‘krisjen’ mes palëve. ‘Mallkue qoftë kush s’na do bashkë’, kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t’i përjashtojë ata.

‘Plisat’ janë grupimi nga Prishtina që nuk e ka pranuar dhe mbështetur asnjëherë përfaqësuesen e Kosovës në stadium, duke qenë kundër dy skuadrave që në gjenezë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përtej përjashtimit, duket se pjesëtarë të ‘Plisave’ do jenë në stadium, teksa ata kanë shpërndarë edhe foto që tanimë janë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndani këtë artikull