GJKKO: Skemë mashtruese me TVSH te Sterilizimi, Rrapaj dyshohet se mori 7 mln euro me fatura fiktive

Saturday, 25 November 2023 15:06

Veç abuzimit me më shumë se 100 milionë euro në koncesionin e Sterilizimit, gjykata ka konstatuar se në këtë koncesion është ndërtuar edhe një skemë mashtrimi me TVSH. Në vendimin e zbardhur, gjyqtari Erion Bani orienton SPAK0un që të hetojë edhe për mashtrim me TVSH-në, pasi dyshohet se kompania e Ilir Rrapajt ka ndërtuar një  skemë mashtrimi, dëmi i së cilës përllogaritet në 7 milionë euro.

Nga SYRI TV 

 
 

Për gjyqtarin e posaçëm Erion Bani, afera e Sterilizimit duhet hetuar edhe për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese financiare, një akuzë që nuk gjendet askund e përmendur në materialin e SPAK-ut, megjithëse të dhënat e dyshimta janë mbledhur nga vetë prokurorët e posaçëm.

Në materialin hetimor rezulton se kompania “Sani Service”, që fitoi koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit, ka nënshkruar kontrata me shoqërinë “Globalsher” për të kryer procese të ndryshme të mirëmbajtjes së aparaturave.

 
 

Në bazë të kësaj kontrate, “Globalsher”, në pronësi të aksionerit kryesor të koncesionit, Ilir Rrapaj, ka përfituar deri më tani rreth 6.9 miliardë lekë të vjetra dhe 300 mijë euro, të cilat përllogariten në total rreth 7 milionë euro.

 “Globalsher” nuk kishte asnjë lloj përvoje për shërbimet që u kontraktuar nga “Sani Service”.

Për këtë arsye, ajo nënkontraktoi kompani të tjera, të cilat në përgjithësi ishin të lidhura me aksionerët e kompanisë koncesionare, Ilir Rrapajn dhe Umberto Stacini-n.

Ndër nënkontraktorët e “Globalsher” është edhe shoqëria “2T” shpk, e cila njihet më së shumti për faktin se një prej ortakëve të saj është vëllai i komandatit jetëgjatë të Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Të dhënat hetimore zbuluan se kompania koncesionare “SaniService” e Ilir Rrapajt i ka dhënë mbi 7 milionë euro kontraktorit “Globalsher” po në pronësi të Ilir Rrapajt.

Ndërkohë, “Globalsher”, për shërbimet që ka marrë përsipër, ka paguar nënkontraktorët në një vlerë shumë më të vogël, në vlerën 44 milionë lekë të reja ose rreth 400 mijë euro.

Gjatë hetimit u konstatua se kompania koncesionare “SaniService” nuk ka njoftuar autoritetet për nënshkrimin e kontratës me “Globalsher”, siç parashikohej në kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë.

Po sipas materialit hetimor, nuk u gjet asnjë gjurmë për shumicën absolute të shërbimeve që pretendohet se nënkontraktorët kanë kryer në favor të kompanisë koncesionare.  

Bazuar mbi të gjithë këto elementë, gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, e orienton Prokurorinë e Posaçme që të kryejë hetime edhe për veprën penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Deri më tani, prokurorët e SPAK-ut po hetojnë për shpërdorim detyre ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe ish-vartësit e tij që janë marrë me procedurat e koncesionit, si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj për “mashtrim”.

Ndërkohë, për gjyqtarin Bani, referuar hetimit të deritanishëm, diapazoni i akuzave duhet shtuar me “falsifikim formularësh” për Ilir Beqajn si edhe “krijim skemash mashtruese” dhe “fshehje të të ardhurave” për drejtuesit e kompanisë koncesionare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...