Balliu kallëzon në SPAK, Veliajn: Fondet e rindërtimit të shkollave i ka dërguar te inceneratori i Tiranës

Premte, 09 February 2024 17:07

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin  bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të fondeve që janë mbledhur nga taksat e qytetarëve

Balliu është shprehur në një deklaratë për media se ky kallëzim bëhet sepse Veliaj taksat e mbledhura për rindërtim shkollash i ka dërguar në inceneratorin e Tiranës, njëkohësisht ku ai është pronari fakti i kësaj mega-afere të madhe.

 

"Kam bërë një kallëzim penal për Veliaj, kryetarin  e bahskisë së Tiranës dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Kallëzimi është bërë për taksën e arsimit e cila ishte një taksë e përkohshme ndërsa tani është bërë e përhershme por për më tepër është dyfishuar. Kjo taksë ishte për rindërtimin e  shkollave, ku ai deklaroi se janë dnërtuar 46 shkolla por kjo nuk është e vërtetë pasi 26 prej tyre janë ndërtuar nga organizata partnere dhe subjekte të tjera të cilat ishin shkolla që kishin nevojë vetëm për konstruksion dhe jo nga fillimi. 

Këto taksa që duhet të përdoreshin në shërbim të qytetarëve shkojnë për inceneratorin dhe paratë e taksave të infrakstrukturës kanë shkuar përsëri te inceneratori. Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë por shuma e mbledhur nuk justifikon ndërtimet e bëra deri më sot sepse duhet të ishin ndërtuar shumë më shumë shkolla, pyetja jonë është se ku kanë shkuar këto para dhe ku janë shpenzuar. 

Në kallëzimin penal që kemi bërë ndaj kryetarit të bashkisë dhe pronarit të inceneratorit, Erion Veliaj është bërë në bazë të shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsim të fondeve."

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...