Përpjekje për atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Saturday, 10 February 2024 15:17

Prishtinë - Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut. 

 

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në. 

RTK ka mësuar se tashmë Kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

Gjatë ditës, RTK do të provojë që të publikojë edhe versionin sa më të plotë të kësaj përpjekje për atentatin e mundshëm ndaj Kryeministrit Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...