SPAK 'amniston' ish-ortakun e Olsi Ramës, Amant Josifi nuk do hetohet në Shqipëri

Saturday, 10 February 2024 15:21

SPAK amniston përfundimisht Amant Josifin, ish-ortakun e Olsi Ramës të akuzuar për mashtrimin e mijra qytetarëve europianë me kriptovaluta. SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim bashkpunëtorët e tij, por për Amant Josifin  tregohet e rezervuar me argumentin se po hetojnë autoritetet spanjolle. SPAK ka sekuestruar kompanitë e ish-ortakut të Olsi Ramës, dhe 2. 3 milionë euro, ndërsa para gjykatës do të jenë vetëm të punësuarit e kompanive të tij. Amant Josifi akuzohet se nëpërmjet skemave mashtruese ka zhvatur 2. 4 miliardë euro nga mijra qytetarë europianë.

SYRI TV

 

Amant Josifi, ish-kështilltari i ish-ministres Olta Xhaçka, njëherësh ish-ortak biznesi me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama,  lan përfundimisht duart me drejtësinë shqiptare.

Sot SPAK ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për organizatën mafioze të mashtrimit të mijra qytetarëve europian nga skemat mashtruese me Call Center baza e të cilave ishte ngritur ën Shqipëri, nën drejtimin e Amant Josfit dhe biznesve të tij. 

Por ndërsa bizneset e ortakut të Olsi Ramës akuzohen për një vjedhje nëpërmjet mashtrimit me vlerën 2. 4 miliardë euro, SPAK ka mbyllur hetimet sot, duke konkluduar me dërgimin për gjykim të të punësuarve të Amant Josfit, që sipas informacioneve përgatisnin teknikën për zbatimin e platformave mashtruese.

Mosndjekjen penale të Amant Josfit, SPAK e justifikon me faktin se ka patur një rakordim me autoritetet spanjolle që hetimet ti zhvillojnë ato, dhe në këtë formë ka shmangur plotësisht hetimet për Josifin, rolin e tij dhe të bizneseve të tij apo hetimin për personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Në njoftimin shpërndarë për mediat, SPAK shprehet se ka dërguar për gjykim shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, të cilët rezultojnë bashkpunëtor të Amant Josifit, e ndërsa bashkpunëtorët dërgohen për gjykim, infromacionet e drejtuesi i kësaj organizate kriminale është përmendur vetëm në fund të dosjes, ku sipas SPAK ndaj tij është vepruar me sekuestrimin e pasurisë, që shkon në afro 5 milionë euro. Kjo organizat  që në Shqipëri përfaqësohej nga Amant Josfi ishte degë e Milton Grup dhe ushtronte aktivitet mashtrimi thuajse në të gjitha shtetet e europës, e me baza në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë, Gjeorgjia etj. Nga baza në Shqipëri, e drejtuar pikërisht nga ish-ortaku i Olsi Ramës, ndërtoheshin platforma mashtrimi kompjuterik, ku në total për të ka 174 kallëzime nga qytetarë europian kryesisht nga Gjermani, rast për të cilin ka ngritur akuzat edhe drejtësia shqiptare.

Hetimet për këtë organizat, në Shqipëri nisën në vitin 2021, dhe me asistimin e autoriteteve Spanjolle u kryen 4 arrestime dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim si dhe u bastisën 11 zyra e banesa në Tiranë, Elbasan e Vlorë. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta por portofole kriptovalutash. E në fund, ndërsa SPAK jep detaje për skemat e mashtrimit, rezervohet për rolin e Amant Josifit në këtë skemë, duke pohuar se ka sekuestruar subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2. 2 mln Euro dhe 2. 8 milione lekë të reja, ndërsa hetimi për të do të kryhet nga autoritetet Spanjolle.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...