Meta: Rruga Lezhë - Shkodër që kur isha unë kryeministër, Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë Doktori!

Saturday, 10 February 2024 15:25

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Shkodra ku zhvilloi sot një takim sot me këshilltarët e Partisë së Lirisë tha se janë të gjitha mundësitë për të ecur para në këtë vend, por gjithçka vidhet.

Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse. Mes të tjerash ai përmendi edhe zotin Berisha, pasi tha se Shkodra ka ngelur ende me rrugën që ai ndërtoi kur ishte në pushtet. 

 

“Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë Doktori. Ju e dini që në verë mund të shkohet për 4-5 orë nga Shkodra deri në Tiranë.

Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione. Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve.

Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...