Meta: Koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe PL-së

Saturday, 10 February 2024 17:31

Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse.

Meta përmendi edhe Berishën duke u shprehur se Shkodra ka ngelur ende me rrugën që ai ndërtoi kur ishte në pushtet.

Ai deklaroi se është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. 

“Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë doktori. Ju e dini që në verë mund të shkohet për 4-5 orë nga Shkodra deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione. Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve. Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...