Denoncimi i fortë i Palumbos: Rama, i përfshirë në trafikun e drogës! Administrata e Biden hesht për narkoshtetin e tij

Tuesday, 20 February 2024 00:23
Gazetari investigativ amerikan, Matt Palumbo, tha në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se Edi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës. Ai tha se administrata e Biden po hesht për narkoshtetin që është ngritur në Shqipëri.
 

“Përveç McGonigal dhe takimit të tij me Ramën, e di se ka akuza të tjera serioze të ngritura kundër Ramës dhe përfshirjes së tij në trafikimin e drogës. 

 

Unë nuk dua të them diçka në mënyrë të prerë sepse nuk jam i përfshirë në këtë lloj politikë, por dua të shfaq mendimin e disa vëzhguesve që thonë se ky po kthehet në narkoshtet dhe ky narkoshtet po lulëzon në sytë e Edi Ramës.

Pavarësisht akuzave për një narkoshtet, pavarësisht akuzave për McGonigal, kemi këtë afrimitet të administratës Biden, e cila duket se nuk do t’ia ndjejë fare,” tha ai.
 

I pyetur se përse duket sikur Amerika flet me dy gjuhë, ai tha se çdo gjë negative në raportet amerikane për Shqipërinë, lidhet me Edi Ramën.

“Në vendin tim flasin pa dorashka që të gjitha palët. Është një industri e tërë që gjurmon politikanët dhe shkon në çdo aktivitet që organizon një politikan.

Nëse pyet se cila është Amerika e vërtetë, në sytë e kësaj administrate, do të thoja se varet se cila është më e leverdishmja në atë moment.

Por për një amerikan mesatar se kam qenë në Shqipëri, të vetmet gjëra negative në raportet e SHBA, janë ato për shkak të personave si Edi Rama.

Unë e dua Shqipërinë, madje është një vend që dua të jetoj. Besoj se administrata e radhës, që besoj se do jetë Trump, do jetë pro-shqiptare”, tha gazetari.

Në fund, ai përsëriti se Sorosi ka luajtur rolin kryesor për sanksionimin e liderit opozitar, Sali Berisha.

“Soros luajti rolin kryesor në sanksionimin kundër Berishës. Ai përpiqet të sigurojë pasuri duke ndikuar te politikanët. Djali i tij, Aleks Soros, tani është drejtues i organizatës. Ai vjen shpesh në Shqipëri dhe ka një ndikim shumë të madh dhe si i ati, nuk bën përpjekje për të fshehur ndikimin.

Nëse ti e denoncon këtë, ai atëherë të quan antisemit, që është diçka e çuditshme. Megjithatë ai mburret me ndikimin e vet.

Aleksi është një nga personat kryesorë që kërkon vëmendje. Ai përpiqet të ndikojë ndikim në gjykata. Ai luan me një shumë prej 22 miliardë dollarësh. Aleks Soros është një personazh edhe më i frikshëm se i ati,” theksoi Palumbo.

“Nëse Rama është i përfshirë në aktivitet kriminal, edhe Aleks Soros mund të jetë përfshirë. Duhet bërë një hetim për këtë,” tha gazetari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...