Berisha: Shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë

Tuesday, 20 February 2024 00:29
Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që në protestën e nesërme të 20 shkurtit të shkojnë në ballëlartë dhe krenar, pasi janë shpresa e vetme për Shqipërinë.
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Por prapë sonte themi së bashku se çfarë rrugëtimi të mrekullueshëm kemi bërë.

Ishim partia më e sulmuar në historinë e Europës, na vodhën vulën, na mohuan financat, na futën në zgjedhje pa komisionerë, u sulmuam egërsisht nga mediat e korruptuara që fajësonin opozitën për mëkatet e qeverisë, u sulmuam shtazërisht nga Edi Rama me Skapin e tij. U arrestua lideri i opozitës vetëm e vetëm nga frika dhe tmerri që kishte ndaj tij.

I ndaloi emrin në fletën e votimit ndonëse është konfirmuar lider i opozitës në disa zgjedhje dhe disa votëbesime.

Por miq, Edi Rama me këto taktika mund të nënshtrojë fare lehtë njerëzit e tij, rilindësit e tij.

Mund t’i dënojë ata, t’i fusë kundër njëri-tjetrit, mund të poshtërojë secilin prej tyre që nuk i bën like në Facebook, ai mund të burgosë bashkëpunëtorët e tij si kurban për të shpëtuar veten e tij.

Por ne quhemi PD. Ne përqafuam diversitetin, ne jemi njerëzit e lirisë, ne u bashkuam në diversitet për t’i dhënë atij atë që meriton.

Dhe ja ku do ia them këtu sonte para jush: Edi Rama, edhe mund të kesh firmosur ndonjë gjë si pentito në ato dosjet e FBI, por PD kurrë nuk do e pranojë dhe për skandalin e McGonigal do vuash trefishin e dënimit të atij që ke korruptuar.

Edi Rama, je i pashpresë.

Miq, nesër shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse nesër shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë.

Nesër shkojmë të gjithë si luftëtarë lirie, si misionarë të shpresës.

Nesër në shesh nuk ka më demokratë, socialistë apo të paparti, por ka misionarë të shpëtimit të Shqipërisë.

Me të vërtetën dhe bashkimin në anën tonë, ne jemi të pandalshëm.

Më 20 shkurt, nuk ka forcë në botë që të na mohojë vulën e partisë.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na e caktojë kryetarin.

Më 20 shkurt nuk ka forcë në botë që të na vjedhë zgjedhjet.

Të na mohojë të drejtat kushtetuese.

Luani u zgjua, mjerë hienat ku do futen.

Prandaj me 20 shkurt, shkelni në Tiranë, ejani në Tiranë me fitoren në mendjen tuaj.

Me 20 shkurt ejani në Tiranë me triumfin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë me bashkimin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë besimplotë në ditët e para që po vijnë për Shqipërinë.

Ato media që sot ju sulmojnë dhe censurojnë, ato media do shkruajnë me tituj të mëdhenj: PD u rikthye në pushtet.

Mos harroni kurrë, pa 20 shkurtin 1991, nuk do të kishte kurrë 22 mars.

Pas 20 shkurtin 2024, nuk do ketë fitore të PD.

20 shkurti çel dyert e fitores, dyert e pushtetit të PD, dyert e votës së lirë të shqiptarëve.

Ata qeveritarë që sot ju trajtojnë me arrogancë dhe përçmim, nesër do ia mbathin si hiena.

Do ia mbathin, por do i kapim kudo që të jenë.

Ato ministri dhe agjenci që ju vjedhin sot, ju luftojnë, nesër do drejtohen nga ju sepse fitorja e opozitës është fakt i pashmangshëm.

Ju jeni shpresa, ju jeni e ardhmja, jeni shpëtimi i Shqipërisë.

Fitore, fitore, fitore!

Rroftë Rruga e Shpresës, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...