Fytyrat e turpit që duhen përbuzur nga çdo njeri që do vendin e tij

Hënë, 26 February 2024 11:51

Edi Rama ka peshkuar nga thesi i grupit të tij parlamentar disa deputetë anonimë, deputetë që nuk flasin kurrë në Parlament, deputetë të papërgjegjshëm e pa ndërgjegje për të iniciuar shkatërrimin e pasurisë së fundit kombëtarë që ka mbetur në këtë vend, natyrën e Zonave të Mbrojtura.

Ato laguna që janë ruajtur me aq fanatizëm, peizazhe natyrore që nuk u shkatërruan plotësisht as në ’97, po duan t’i shkatërrojnë tani, po duan t’ua japin oligarkëve e investitorëve strategjikë të rilindjes për 30-40 vitet e ardhshme. 

 

Betonizimi i Zonave të Mbrojtura është gozhda e fundit në arkivolin e shkatërrimit të pasurive të shqiptarëve nga Edi Rama dhe banda e tij.

Deputetët që morën përsipër të inicioojnë këtë turp kombëtar duhet të njihen nga të gjithë shqiptarët, si ata që i kanë votuar, po ashtu edhe nga ata që nuk i kanë votuar.

Turpi ka emër dhe emrat e tyre janë:

1-            Fadil Nasufi, deputet qarku i Beratit

2-            Florenc Spaho (Elbasan),

3-            Arkend Balla (Durrës),

4-            Edona Bilali (Shkodër),

5-            Bujar Çela (Lushnje),

6-            Anduel Tahiraj (Vlorë).

7-            Shpresa Marnoj (Lezhë),

8-            Mirela Pitushi (Fier),

9-            Denis Deliu (Durrës),

10-          Klodiana Spahiu (Durrës),

11-          Enslemvera Zake (Korçë),

12-          Eduart Ndreca (Lezhë).

Me propozim të këtyrë deputetëve, Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten në një seancë 4 minutshe, me 74 vota të PS-së ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, që i hap përfundimisht rugën ndërtimeve dhe betonit, në parqet natyrore që janë një pasuri e çmushme e të gjithë shqipëtarëve.

Opozita e cila e kundërshtoi këtë plan të ri plaçkitjeje denoncoi emër për emër deputetët rilindas, që u bënë “nismëtarë” për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që u kundërshtua nga ambientalistët vendas dhe nga Bashkimi Evropian.

Lehtësia me të licën deputetët socialistë iniciuan dhe votuan ligjin në parlament tregon se brenda rilindjes nuk ka zëra të lirë e njerëz me ndërgjegje më, nuk ka asnjë person që t’i thotë Edi Ramës, ndal, në çmenduritë e tij të shkatërrimit pa kthim të vendit.

Kjo sepse përzgjedhja e deputetëve bëhet me aq kujdes nga Rama sa të zgjidhen më mediokrit e më të pandërgjegjshmit e shoqërisë, ose më të inkriminuarit, që në të dyja rastet janë thjeshtë robotë të komanduar prej tij.

Kjo metodë bëri që të prishet Teatri Kombëtar,

Kjo metodë beri që të vidhen miliarda lek nga paratë e shqiptarëve për inceneratorë që nuk ekzistojnë e koncensione të tjera korruptive

Kjo metodë bëri që të shpopullohet Shqipëria

Kjo metodë bëri që të firmoset një marrëveshje refugjatësh jashtë çdo norme me Italinë

Kjo metodë po shkatërron Zonat e Mbrojtura…çdo gjë ka një metodë, ndërsa rilindja ka vetëm një metodë për çdo gjë, vidh, vidh, vidh dhe përzë shqiptarët nga vendi i tyre duke u pamundësuar jetesën këtu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...