Ad imageAd image

Kurti ‘përplaset’ me kryeministren serbe: Jemi Republika e Kosovës, shtet i pavarur i njohur nga fuqitë e mëdha

2 min lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili po zhvillohet në Londër. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Kurti tha se Kosova është e dedikuar për të pasur rend, në vend të respektohet ligji, si dhe të luftohet korrupsioni.

Kurti deklaroi se Kosova ka partnerët e saj më të mëdhenj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe. “Ne jemi të dedikuar për të pasur rend, ligj dhe t’i shpallim luftë korrupsionit. Ne ndajmë të njëjtat vlera me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE-në dhe jemi pranë tyre, sidomos pas luftës në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

“Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitojë luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam”, tha Kurti.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më tej, Kurti kritikoi kryeministren serbe Ana Brnabiç, pasi ajo përmendi termin “Kosova e Metohija”. “Ne jemi Republika e Kosovës dhe jo Kosova e Metohija. Jemi shtet i pavarur dhe njihemi anembanë botës”, u shpreh Kurti.

Brnabiç nga ana e saj lavdëroi zhvillimin ekonomik të Serbisë. Ndërsa, Kurti tha se Kosova ka përparuar sa i përket zhvillimit ekonomik. Ai shtoi se Prishtina ka shërbyer për stabilitet rajonal e institucional. Po ashtu, Kurti deklaroi se Republika e Kosovës ka ditur mjaft mirë t’iu bëjë ballë rreziqeve të sigurisë.

Ndani këtë artikull