Berisha: Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës

Hënë, 26 February 2024 22:37

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi, drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës.

Sipas tij,’kurrë nuk duhet ta lavdërojmë ne vetëm pse e lavdërojnë të huajt‘ 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të parlamentit tuaj këtu. 

I tmerruar nga ky parlament, Edi Rama ka urdhëruar të gjitha ekranet të mbyllen për ju sepse ka tmerr nga fjala juaj, sepse ka tmerr nga kjo dritare, sepse ka tmerr nga prozhektorët e dritës që përhapen në të katër anët e vendit.

Por sa më e egër, sa më e turpshme censura e imponuar, aq më e shëmtuar, aq më e errët del para shqiptarëve fytyra e këtij regjimi, aq më e pashpresë bëhet e ardhmja e tij.

Miqtë e mi, Edi Rama me makinerinë e tij propagandistike nga mëngjesi gjer në darkë, sulmon Shqipërinë pa opozitë.

Ngre në qiell narkoshtetin e tij. Larot e Edi Ramës në media, nga mëngjesi gjer në darkë vjellin vrer kundër jush, kundër opozitës, të lemerisur se paratë e krimit do u dalin për hundësh.

Të lemerisur se vjedhjet me firmat e Edi Ramës do u kthehen në vite dënimi. Të lemerisur se do jenë përgjegjës para ligjit.

Miqtë e mi, në vitin 1951, gjykatës, prokurorë famëzi, firmosën pas pushkatimit dhe vendimit të Byrosë Politike, për ekzekutimin e martirëve, intelektualëve martirë.

Mendoni ju se kishin ndonjë dallim ata nga Dumanët, nga anëtarët e organizatës kriminale të Skapit të partisë, nga Manekët?

Asnjë miqtë e mi!

Dy janë qëllimet e tyre kryesore. Të mbrojnë narkoshtetin, Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale qeverinë nga vjedhjet e kryera, krimet e shëmtuara, aktet antiligjore dhe antikushtetuese dhe të pasurohen për vete, të shtojnë si shushunja pasuritë e tyre në kurriz të ligjit, të të drejtave, të Kushtetutës.

Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD.

Nuk përmend vendimin.

Çfarë ligji mbrojnë këta kur pas një viti shkelmojnë, pështyjnë mbi fytyrën e tyre, vendimin që kanë marrë një vit më parë, siç është rasti i gazetarit Elton Qyno për burimet e informacionit.

A ka qenie më të shpifura se këta? A mund të pranohen këta, të cilët një vit më parë kanë vendosur në përputhje me Kushtetutën, se gazetarit nuk mund t’i kërkohen burimet dhe pas një viti kanë përligjur marrjen peng të gazetarit dhe i kërkojnë të dorëzojë burimet.

Çfarë janë këta mor? Cila është kjo drejtësi mor? Ky është varianti më i shëmtuar, ky është armiku juaj mor zotëri.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?

Kurrë, kurrë, kurrë!

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...