Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, deklaroi se situata në Shqipëri është alarmante.
Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim. Më tej, Meta shtoi se PL do iu kthejë dinjitetin shqiptarëve.
“Maqedonia e veriut subvencionon për bujqësinë. Prandaj është fuqi eksportuese, ndërsa bujqësia tek ne po shkatërrohet. Ne do të ribëjmë vetveten, që PL të jetë 10 herë më e fuqishme sesa LSI, që unë u largova nga këtu për të qenë president. Situata është alarmante.
Dje ishte 7 prilli, ishte ditë pushtimi, por edhe rezistence kundër një fuqie të asaj kohe, unë vendosa t’i bëj vizitë nënë Selvisë, kontribuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që po bën 100 vjeç. Por, ajo që na bënë ne, edhe pse luftuam, Selvia ka një pension qesharak. Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me PPP e me tendera”, deklaroi Meta.