Këshilltarët e opozitës: Paratë e qytetarëve, për të bërë investitorë strategjikë, drejtorët e Veliajt!

Tuesday, 09 Prill 2024 12:12

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhanë deklarata sot përpara bashkisë së Tiranës, pasi kryetari socialist Erion Veliaj vazhdon të shtyjë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit pavarësisht skandalit të arrestimit të pesë drejtuesve të bashkisë për korrupsion.

Përfaqësuesit e opozitës theksuan se vazhdojnë të presin përgjigjen e Veliajt për mbledhjen urgjente të Këshillit, si një kërkesë e ligjshme dhe nuk mund të ketë tjetër çështje më të rëndësishme për t'u diskutuar në këtë moment se llogaridhënia nga drejtuesit e bashkisë se ku kanë përfunduar paratë e taksapaguesve. 

 

Këshilltari Ilir Alimehmeti nga radhët e PD, ndër të tjera tha:

Pyetja që na shkon të gjithëvë në mend sot, kur kemi kërkuar një mbledhje urgjente dhe sot u bënë pesë ditë, çfarë urgjence tjetër ka bashkia Tiranë që nuk mbledh Këshillin e saj Bashkiak pikërisht me një aferë kaq të madhe sa kjo e 5D-vë apo me një aferë tjetër e madhe si inceneratorët apo të tjera?!

Çfarë urgjence tjetër ka që ta ndihmojmë në qoftë se ka një hall dhe më të madh dhe pastaj të kthehemi tek ky që qenka i dyti?!

Kërkesa ishte e thjeshtë: mbledhje të Këshillit Bashkiak, që të diskutojmë për çështje madhore që prekin të gjithë qytetarët e Tiranës. për të ardhur keq që asnjë nga këshilltarët e PS nuk ka bërë një kërkesë të ngjashme paralele apo si të dojë. Pra, asnjë nga këshilltarët e PS nuk ndjehet i ndikuar, nuk ndjehet me problem, nuk ndien asnjë lloj urgjence karshi qytetarëve që përfaqëson për të pasur një llogaridhënie ku shkojnë paratë e qytetarëve të Tiranës? Pse ato zhduken nga xhepat tanë për të bërë investitorë strategjikë, drejtorët e Erion Veliajt? Ku qendrojnë ata përballë korrupsionin? Janë me korrupsionin apo janë kundër korrupsionit?! Këtë duhet ta vendosin edhe këshiltarët e PS. Kërkojmë një mbledhje urgjente në momentin e parë të mundshëm. Është dita e dytë e kësaj jave dhe u informuam se ende shkresa nuk është proceduar! Kjo ëhstë mënyra si i bën ky punët. Ky punëmbaruari! Nuk arrin dot të procedojë as edhe një shkresë të thjeshtë dhe për ta çuar përpara procedurën që është urgjente dhe kërkesë ligjore.

Kërkojmë zbatimin e ligjit në çdo procedurë, kërkojmë zbatimin e ligjit në çdo punë të bashkisë së Tiranës, që ajo të mos jetë më e paralizuar siç është në këtë moment. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...