Denoncimi: Para tre ditësh, kompania e Ilir Beqajt mori tenderin e radhës

Tuesday, 09 Prill 2024 12:15

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryetare e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi ka denoncuar se Ilir Beqaj ka marrë një tjetër tender para tre ditësh.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se ky tender është me vlerë 320 milionë lekë. 

 

Vokshi thekson se Ilir Beqaj ka shkaktuar më shumë dëme sesa ata që janë sot në burg.

“Qëllimi jonë është që të ndihmojmë edhe SPAK-un. GJKKO e ka kthyer mbrapsht dosjen në SPAK për të thënë heto Ilir Beqajn, sepse Beqaj ka rol shumë herë më të madh dhe ka shkaktuar dëm shumë herë më të madh sesa ata që janë në burg.

Ndërkohë Ilir Beqaj shëtit nga mëngjesi në darkë në gjithë rrugët e Tiranës dhe vazhdon merr tendera.

Para tre ditësh, Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH Plus, 320 milionë lekë”, tha Vokshi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...