Klevis Balliu: Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk do ndalojë, për sa kohë ‘arkitekti’ Veliaj është i lirë!

Tuesday, 09 Prill 2024 19:11

Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e njohur ndryshe edhe si Prokuroria Speciale, nxori një deklaratë për shtyp se kishte lëshuar urdhërarreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT).

Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga deputeti i opozitës, Belind Këlliçi. 

 

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në një postim në 'Facebook' shprehet se arrestimi i disa drejtorëve nuk e ka zgjidhur këtë çështje, pasi krimi në bashkinë  e Tiranës nuk do të ndalojë, për sa kohë arkitekti dhe shefi i organizatës kriminale (Veliaj) është i lirë.

Shkrimi i plotë:

Liria e Veliajt si dëshmi e mungesës së drejtësisë në Shqipëri

Drejtësi do të thotë që pas hekurave të vihen përgjegjësit kryesorë,të ndalohet korrupsioni, të bllokohet vjedhja dhe të kapen shefat . Dhe mbi të gjitha , ajo duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Ndërkohë , drejtësia shqiptare arreston dy ushtarë dhe shefin e tyre e lë të lirë .

Arreston ata që përfitojnë 10% dhe lë të lirë atë që përfiton 90% , arreston ata që zbatuan urdhrin dhe lë të lirë atë që dha urdhërin.

Arrestohen disa drejtorë, por afera vazhdon tenderat vazhdojnë si rasti i inceneratorit.

Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk ndalon përsa kohë arkitekti , shefi i organizatës kriminale, Veliaj është i lirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...