Balliu: Berisha është frymë, nuk e ndalin dot Gjykatat e Edi Ramës

Tuesday, 09 Prill 2024 21:59

Klevis Balliu, shefi i Organizimit të PD-së, e konsideroi vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, si një vendim që duhet të na bëjë të reflektojmë.

Ky vendim është rënia e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, tha Balliu, duke shtuar se po mbahet në arrest lideri i opozitës që ka denoncuar të gjitha aferat e Qeverisë, që nga avionët e drogës. 

 

Në ditën e 99-të të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, Balliu tha se Sali Berisha nuk është një individ, por është frymë për të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe demokracinë, ndaj nuk mund ta ndalojnë Gjykatat e Edi Ramës

“Këto gjykata lenë të lirë mafiozët, ndërsa njeriun që i ka denoncuar, kërkojnë ta mbajnë në arrest shtëpie. Ky vendim simbolizon vendosjen zyrtare të një regjimi diktatorial, pasi drejtësi nuk ka më, sepse këtu gjykatat vendosin atë që e kërkon Edi Rama”, tha Balliu.

Sipas tij, këta janë të kapur nga vjedhjet e tyre.

“Ne nuk mund ti kërkojmë hajdutit të kapë vetveten, ndaj ne duhet ti nxjerrim me hi rose me pahir nga institucionet këto që janë kapur duke vjedhur”, tha Balliu.

Referuar dosjes ‘5D’, Balliu tha se a nuk ishte Erion Veliaj që i mbronte këta drejtorët kur denoncoheshin si hajdutë, a nuk ishte Mariglen Qato që shembi banesat në Unazë dhe u hidhte gaz banorëve atje, përfshi edhe foshnjet, ndërsa Erion Veliaj gëzonte.

Balliu tha se ne nuk mund t’ia lenë Tiranën përfaqësuesve të Ndraghetas, por do ua kthejmë qytetarëve të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...