Ndërsa qytetarët e thirrur nga opozita protestonin para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erjon Veliajt, pas kapjes së tij me aferën ‘5D’, kryebashkiakut që mban peng zyrën, i kanë ardhur në ndihmë njerëzit e Lulzim Bashës.
I rrethuar nga dhjetra qindra policë me apo pa skafandra, duket se Veliajt i janë dashur në ‘gadishmëri’ edhe njerëzit e Lulit. Natyrisht këta nuk mund të shkonin të ruanin dyert e bashkisë, thjesht atyre iu është lënë detyra që të mbrojnë kreun e bandës ‘5D’ në rrjetet sociale.
Dhe misionin mbrojtës e nis Gentian Gaba dhe e vijon Arbër Agalliu.
Gaba ka postuar një foto në rrjet nga protesta, një nga ato pamjet që i shpërndan zyra e propagandës së Erjonit, që synon të tregojë se ata që i kërkojnë dorëheqjen janë të pallogaritshëm. Dhe njeriu i Lulit natyrisht që e di atë se çfarë duhet të shkruajë, në mos ka bërë thjesht një ‘copy paste’ tekstin e hartuar nga zyrat e Veliajt, dhe ia ka bashkangjitur fotos.
Për të vijuar misionin, Erjoni i Bashkisë ka caktuar Arbi Agalliun, që i entuziazmuar nga foto e stafit të Veliajt, shkruan se gjysma nga këta janë policë.
Të dy janë shfaqur si ata që pasi kanë ngrënë një ‘pjatë supë’ të servirur nga Erjoni i Bashkisë, nxitojnë t’i bëjnë shërbimin.
Dhe deri sa Erjoni t’I japë racionin e rradhës, njerëzit e Lulit do rrinë urtë, për aq sa mund të rrinë, nëse dikush tjetër nuk tregohet më i shkathët…