Gjin Gjoni, kreu i degës së PD-së Lezhë, tha në ‘Task Force” në Syri Tv tha se vendimi që po diskutohet në Kuvend lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, është një precedent i rrezikshëm, pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.
Në rast se vendimet e Kushtetueses verifikojnë papajtueshmërinë e legjislacionit dhe nuk zbatohen atëherë parlamentarizmi dhe Kushtetuta kanë marrë fund.
Duke folur për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Gjoni tha se është e ndaluar në mënyrë taksative që zyrtarët të mund të përfitojnë fonde në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nga buxheti i shtetit.
“Parlamenti është i detyruar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi i Kushtetueses e detyron Parlamentin që të japë në vendim duke zbatuar këtë vendim”, tha Gjin Gjoni.