Ish-presidenti amerikan dhe kandidati që udhëheq sondazhet për zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, reagoi sërish për proceset gjyqësore që kanë nisur gjatë tij dhe që po vazhdojnë edhe gjatës kohës që është në fushatë elektorale.
Trump tha se ky është komunizëm, ndërsa akuzoi rivalin Joe Biden për persekutim politik.
Ish-presidenti tha se është sërish prokurori i miliarderit Soros që kërkon ta fusë në burg.
“Banditët e Shtëpisë së Bardhë nuk duhet të lejohen të kenë këto gjykime të rrezikshme dhe të padrejta të Biden gjatë fushatës sime për president. Të gjithë këto padi, civile dhe penale, mund të ishin sjellë më shumë se tre vjet më parë. Është një sulm i paligjshëm ndaj një kundërshtari politik. Është komunizëm në rastin më të keq dhe ndërhyrja në zgjedhje në rastin më të mirë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë. Të hënën do të detyrohem të ulem para një GJYQTARI TË KORRUPTUAR DHE NË KONFLIKT INTERESI, urrejtja e të cilit për mua nuk ka kufi. Të gjithë këta "gjyqtarë" dhe prokurorë të Nju Jorkut dhe D.C. kanë të njëjtin MENTALITET. Askush përveç këtij prokurori të Sorosit, Alvin Bragg, nuk donte ta merrte këtë çështje qesharake. Të gjithë studiuesit juridikë thonë se është një mashtrim. MINISTRIA E DREJTËSISË E BIDEN ËSHTË DUKE E UDHËHEQUR ÇËSHTJEN. Vetëm mendoni për këtë, këto kafshë duan të fusin në BURG ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara (i cili mori më shumë vota se çdo president në detyrë!) dhe KANDIDATIN REPUBLIKAN, edhe pse nuk ka bërë asgjë të keqe. Është një NXITIM DREJT FUNDIT. KAQ E PADREJTË!” shkruan Trump në rrjetin social Truth SOCIAL.