Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten që vjen, të bashkohen në protestën kundër Erion Veliajt.
Berisha tha se, dita e premte do të kthehet në një ditë të triumfit qytetar.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Qytetarë dhe qytetare, ju e shihni se si shkelmoheni dhe poshtëroheni nga këta pushtetarë pa moral, pa ligj, pa norma, pa asgjë tjetër.
Çfarë u mbetet ju?
U mbetet të merrni në dorë fatin tuaj.
U mbetet të merrni në dorë fatin tonë.
Kur qeveria dhe qeveritarët vjedhin natën dhe ditën, vjedhin në çdo kohë.
Kur drejtësia i mbron me fanatizëm hajdutët kryesorë dhe dënon sa për sy e faqe ushtarët e tyre, u mbetet qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre.
Të marrin fatin e Shqipërisë në duart e tyre.
Të krijojmë qeveri teknike.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Fitore e opozitës!
Ju bëj thirrje, gjatë kësaj jave të trokasim në çdo zemër, në çdo derë të Tiranës, të këtij qyteti që është zemra dhe truri i kombit.
Ta shndërrojmë të premten në ditën e triumfit qytetar.
Në ditën e fitores.
Në ditën e përzënies përfundimtare të hajdutit të shpërfytyruar nga shtëpia e parë e kryeqytetit, nga bashkia.
Erion, numëroj orët, numëroj ditët.
E premtja po vjen. E premtja është ditë e Tiranës. Është dita e qytetarëve, është dita e fitores.
Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.