Nga Tritan Shehu:
Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.
Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe e 17 Kombetare e kesaj fushe kaq te gjere e tejet te rendesishme te shkencave mjekesore.
Spikasin se paku kater elemente gjate ketyre punimeve te sukseseshme:
1- Nje pjesemarje shume e gjere e specialisteve te vendit tone te kesaj fushe, si dhe te specialiteteve te aferta apo te ndervarura nga Anestezi-Reanimacioni.
2- Nje pjesemarje po e gjere nderkombetare e niveleve te larta shkencore, e personaliteteve e kolegeve nga Rajoni, Europa, vende te tjera me kapacitete te medha ne sistemen shendetesor, universitar, kerkimin shkencor etj.
3- Niveli i larte shkencor e profesional i referimeve e paraqitjeve te shumta, i diskutimeve interesante, qe karakterizojne kete Konference me nivel te larte.
4- Paraqitja e ndryshimeve statuore te kesaj Shoqate, per ta bere ate edhe me shume pro aktive ne zhvillimet pozitive te te ardhmes se kesaj fushe te mjekesise. Po keshtu per kete qellim per zgjerimin e bashkepunimit me shoqatat e tjera si motra e institucionet e ndryshme te nevojeshme.
Gjithashtu i rendesishem konsiderohet dhe qendrimi aktiv i Shoqates ne diskutimin profesional per te verteten e komplikacioneve a veshtiresive te mundeshme mjekesore para antareve te saj, nxjerrjen e konkluzioneve zhvilluese per te ardhmen prej tyre.
Pergezimet e falenderimet me te mira atyre qe kontribuan me pasjon e vullnet ne suksesin e kesaj Konference, referuesve dinjitoze e te gjithe pjesmaresve te nderuar.