Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të Facebook ka dënuar me ashpërsi ndërhyrjen e ministres Balluku në fshehjen e aksidentit rrugor i cili si pasojë i mori jetën një 18-vjeçari.
Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili i shkruan se makina e ministrisë së infrastrukturës, tipit tuareg i cili drejtohej nga djali i këshilltarit të Ballukut, në shkelje të plotë drejtoi mjetin duke i shkaktuar vdekjen tragjike 18-vjeçarit.
Postimi i plotë:
Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar!
Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

