Berisha: Kjo javë përgatit betejën vendimtare! Revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi Erion Veliajn

E mërkurë, 08 May 2024 22:53
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se java që vjen është vendimtare për betejën vendimtare ndaj Erion Veliajt.

 

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se ‘revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi Erion Veliajn’. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Qytetarë dhe qytetare, pra Edi Rama që erdhi i damkosur si mister 20 përqindëshi, si njeriu që sipas raportit të OSBE-së kishte vendosur në bankat offshore gjatë periudhës që ka qenë kryetar bashkie 200 milionë euro, tani vazhdoi të çojë paratë e qytetarëve me Erion Veliaj në bankat offshore, t’i zhdukë ato në parajsën e tij.

Por në qoftë se këto janë vjedhje 100 përqind, e vërteta është se vjedhjet në Shqipëri gjatë këtyre viteve janë edhe 400, edhe 700, edhe 1200 përqind me vlerën dhe kostot e objekteve.

Të pangopur dhe të pashpirt, këta në vitin 2021 shpenzuan 30 milionë euro për një km autostradë nga Iba në Farkë.

Shpenzuan 30 milionë euro për një km rindërtim tek sheshi Shqiponja.

Ndërkohë autostrada 27 metra e gjerë Manastir- Bjeli Osek në Kroaci u ndërtua sipas standardeve të BE me 1.3 milion euro.

Miq, përveç guximit tuaj, përveç zemërimit tuaj, përveç revoltës suaj dhe vullnetit të Zotit, Shqipërinë nuk e shpëton asgjë tjetër.

Prandaj dhe kjo javë përgatit betejën vendimtare.

Erion Veliaj, je i marrë fund. Dorëhiqu dhe shko vetë te 313-a.

Shko se je hajduti më i shpërfytyruar që ka njohur kryeqyteti në historinë e tij.

Revolta dhe zemërimi i popullit do të bjerë me forcën më të madhe mbi ty.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...