Dekriminalizimi/ DSIK dhe ONM dështuan me Irena Gjokën, KLGJ dhe KPK nuk kryen asnjë verifikim

E Enjte, 09 May 2024 13:15
Fshehu shkarkimin nga detyra dhe dëbimin nga Greqia, prokuroria përgatit letër-porosinë për gjyqtaren e posaçme
 

Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë gati letër-porosinë drejtuar autoriteteve greke, me objekt marrjen e dhënave gjyqësore mbi Irena Gjoka (Manekun), rasti i saj tregon se të gjithë strukturat qeveritare dhe të pavarura shqiptare kanë dështuar në mënyrë spektakolare me verifikimin e integritetit të saj. 

 

Të dhënat e bëra publike deri më tani, dëshmojnë se gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka, ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1996, si edhe vendimin e dënimit nga autoritetet greke dhe ndalimin për hyrjen 10 vjet në zonën “Shengen”, për shkak të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Një vendim i Gjykatës së Athinës i vitit 2004, ku gjyqtarja Gjoka ka kundërshtuar vendimin e ndalimit 10-vjeçar, tregon qartësisht se ajo ka qenë në dijeni të vendimmarrjes së autoriteteve greke dhe, me qëllim, i ka fshehur në formularët e dekriminalizimit, por edhe në ato që janë dorëzuar për efekt të vetingut.

Fshehja e këtyre të dhënave është njëra anë e skandalit. Nga ana tjetër, institucionet verifikuese, përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, dëshmojnë se kanë qenë të paafta për të kontrolluar siç duhet të shkuarën e Irena Gjokës. Ose, në rastin më të keq, kanë mbyllur sytë qëllimisht ndaj shkeljeve të gjyqtares së posaçme.

Në 26 shkurt 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren Gjoka, pasi konkludoi se nuk kishte probleme në kriteret e pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit.

Në vendim thuhet se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), një strukturë në varësi të kryeministrit Edi Rama, ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës së Irena Gjokës.

DSIK, e cila kishte për detyrë të verifikonte edhe rastet e dëbimit të magjistratëve nga shtetet e Bashkimit Europian, ka vendosur në 14 janar 2020 që të deklasifikojë plotësisht dokumentet e nivelit “Sekret” për Irena Gjokën, duke konfirmuar se ajo nuk ka asnjë problem me integritetin.

Po ashtu, në vendimin e Komisionit të Vetingut, rezulton që ONM, një strukturë ndërkombëtare që ka rol lehtësues për sigurimin e informacioneve nga vendet e huaja për magjistratët shqiptare gjatë procesit të rivlerësimit, nuk ka kryer asnjë verifikim jashtë Shqipërisë për gjyqtaren me tre mbiemra Gjoka, Maneku, Spata.

Duke vijuar më tej, “Syri Televizion” publikoi rreth 4 muaj më parë vendimin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka Maneku në vitin 1996.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, megjithëse kishte të dhënat e dosjes personale të Irena Gjokës, nuk ka raportuar se ajo është shkarkuar nga detyra, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, sot i mbajtur nën arrest me firmën e kësaj gjyqtareje.

Vetë Komisioni i Vetingut, ndryshe nga sa ka vepruar në shumicën absolute të kontrolleve për magjistratët e tjerë, nuk ka kryer asnjë verifikim mbi integritetin e Irena Gjokës. Në vendimin e konfirmimit në detyrë të saj, thuhet vetëm në një paragraf se “u kryen verifikime dhe rezultoi pa probleme”.

ImageImageImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...