Ka kryebashkiakun e tij në burg për tjetërsim pronash në favor të strategjikes Xhaçka/ Rama: Ua kam respektuar të drejtën e pronës minoritarëve

Diel, 12 May 2024 15:50
Nga kryeqyteti grek, Athina, në takimin me administratën e tij dhe emigrantët shqiptarë, kryeministri Edi Rama ka thënë se grekët po zbulojnë Shqipërinë dhe po ndihen si në shtëpinë e tyre.
 

Ai theksoi në fjalën e tij se grekëve etnikë në asnjë rast nuk u është monuar në Shqipëri e drejta e besimit, e drejta e pronës, e drejta e votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. 

 

Këto deklarata Rama i bën ndërkohë që në Himarë ka bërë investitore strategjike Olta Xhaçkën dhe kryebashkiaku i tij i Himarës, Jorgo Goro, ndodhet prapa hekurave pikërish për falsifikime dokumentesh e tjetërsim pronash të shqiptarëve e minoritave në Himarë, Rama deklaron nga Athina se po ua mbroj unë pronat duke ia dhënë Olta Xhaçkës.

"Shqipëria është miqësore, sa nuk u krijon asnjë telash, u krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë pol që vjen proteston atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu, bujrëm si në shtëpinë tuaj. Por asnjë grek etnik nuk ka pasur në Shqipëri asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është monuar e drejta e besimit, e drejta e pronës, e drejta e votës, apo zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike", tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...