Takimi me emigrantët/ Pasi i përzuri nga vendi, Rama provokon nga Athina: Unë s’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të...

Diel, 12 May 2024 15:54
Edi Rama është shkaku kryesor që ka përzënë mbi 1-milionë shqiptarë në emigrim, duke i detyruar të bëhen ‘shërbëtorë’ të grekëve, italianëve etj dhe sot nga pallati i sportit në Athinë është munduar t’i quajë emigrantët e pranishëm në sallë si të ikur të viteve ’90, por ndërkohë salla është e mbushur më të ikur, kryesisht, të 11 viteve të fundit.
 

Më tej në fjalën e tij Rama ka sulmuar politikën greke si raciste duke dhënë shembuj të studentëve shqiptarë të cilëve u janë mohuar përfaqësimi për shkak se ishin shqiptarë. 

 
 

Rama: Mirë se ju gjej gjej në shtëpinë tuaj të dytë dhe Greqinë fqinje, faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse në këtë strehë kaq të madhe që ju e bini të duket kaq të vogël, më emocionon , enzuziami juaj më përul, mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës.

Disa këtu në Greqi u çuditen, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha që nëse unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.

Modifikuar më Diel, 12 May 2024 16:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...