Ham ham ham Kumbaro! Lidhi qentë o moj qene, se ta hëngrën turisten në Vlorë! - Për të qarë e për të qeshur!

Diel, 12 May 2024 15:58
Në Vlorë, një turiste e huaj ka parë tmerr me sy këtë mëngjes se e kanë kafshuar jo qentë e rrugës, po qentë e bulvardit kur po bënte vrap në zonën e Lungo Mares.
 

Turistja është kafshuar në këmbë, siç duket dhe nga pamjet. Ajo po vraponte, por duket se qenve u është dukur armiqësore dhe jo një, por katër prej tyre e kanë ndjekur. E frikësuar sa s’bëhet, vajza e ka shtuar vrapin për të shpëtuar.  

 

Ndërsa i merrej fryma, dëgjonte një qytetar që i thërriste në shqip:  Mos vrapo,  se të ndjekin më shumë!

Mirëpo turistja, që s’i duket nuk qe stërvitur mirë për ata qen të rrahur nga era e shiu rrugëve të Vlorës,  nuk i ka shpëtuar kafshimit në këmbë.

Vlonjatë dhe të tjerë aty afër, të gjindur si askush në botë kur ke hall, i kanë dhënë ndihmën e parë duke ia dezinfektuar plagën me raki!

Ministres së Kultures, Mirela Kumbaro, mbeten t’i këndojnë nja dy këngë labçe: "Lidhi qentë, ti moj qene", se t’i hëngrën turistët! Kjo është Shqipëria, për të qarë e për të qeshur!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...