‘Elmar Brok në dritaren e Berishës’/ Nesho: Sensibilizim në rritje ndaj vendimit antikushtetues! Regjimi i Ramës i kalbur

E mërkurë, 15 May 2024 22:08
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për zhvillimin e fundit brenda PD-së, pasi ish-eurodeputeti dhe përfaqësuesi i CDU-së gjermane, Elmar Brok doli në dritaren e banesës së liderit të opozitës Sali Berisha i cili mbahet në ‘arrest shtëpie’ me një vendim antiligjor dhe antikushtetues të gjykatave të dirigjuara nga kryeministri Edi Rama.
 

Sipas Neshos, fjalimi i Brok nga dritarja e Doktor Berishës është tepër domethënëse pasi ai theksoi se ligji europian i të drejtës nuk e njeh këtë privimin e një të zgjedhuri të popullit që të mos ketë të drejtën që të shkojnë në parlament.  

 

‘E gjitha ajo saga që Doktor Berisha është privuar në akuzë pa një akuzë të ngritur pa respektuar ligjin dhe kushtetutën shqiptare, të gjitha këto, vjen një kohë dhe fillon dhe sensibilizohet dhe është sensibilizuar ky problem edhe duke ditur si po precipiton një regjim i kalbur dhe i korruptuar i zotit Rama. Vëmendja do jetë gjithmonë e në rritje’, u shpreh Nesho.

Nesho: Dalja e Elmar Brok në ballkonin e zotit Berisha është diçka tepër domethënëse. Ai tha që ligji europian i të drejtës nuk e njeh këtë privimin e një të zgjedhuri të popullit që të mos ketë të drejtën që të shkojnë në parlament. E gjitha ajo saga që Doktor Berisha është privuar në akuzë pa një akuzë të ngritur pa respektuar ligjin dhe kushtetutën shqiptare, të gjitha këto, vjen një kohë dhe fillon dhe sensibilizohet dhe është sensibilizuar ky problem edhe duke ditur si po precipiton një regjim i kalbur dhe i korruptuar i zotit Rama. Vëmendja do jetë gjithmonë e në rritje. Zoti Brok është një autoritet që ka lënë gjurmë, një personaliteti i tillë që është një nga shtyllat e partisë më të madhe të rëndësishme të Gjermanisë që për një periudhë mbi 20 vjeçare ka drejtuar politikën gjermane dhe dihet që Gjermania është lokomotiva e BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...