Rama pas emisionit të Rai-t: Na sulmojnë se na kanë zili

Tuesday, 04 June 2024 18:07
 
 
 
Kreu i narko-shtetit të vetëm në Europë, kjo sipas televizionit publik italian Rai3, ka lëshuar sot përroin e tij psiqik në drejtim të televizionit që paguhet me taksat e qytetarëve italianë dhe kundër opozitës shqiptare të cilën nuk e kontrollon dot më.

Mbrojtja më e mirë është sulmi me gjuhë rrugaçi, me këtë moto ka dalë Edi Rama dhe po përpiqet të minimizojë dëmet e lidhjeve të tij me narkotrafikantët ndërkombëtar të cilëve u jep para e prona publike në Shqipëri. I pret në zyrë në takime të veçanta, i mbron në media siç ka bërë me Luftar Hysën dhe më pas i përdor për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Kapja e sistemit të drejtësisë, pastrimi i parave të trafikut në ndërtim, kapja e mediave dhe tentativa për të zhdukur opozitën, kanë dalë sy gjithë botës tashmë.  

 

Të gjitha këto fakte të publikuara në mediat e huaja dhe të denoncuara nga opozita, kreu i narko-shtetit po i quan si sulme nga zilia. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit”, tha Rama.

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.
Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912.

Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.

Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...