Ylli Manjani: Shqipëria është narkoshtet, ja faktet

Tuesday, 04 June 2024 22:45
 

Avokati Ylli Manjani është shprehur se Shqipëria aktualisht është një narko-shtet.

Manjani dha dhe faktet se pse vendi ynë është aktualisht i tillë.

Që Shqipëria është narkoshtet kjo nuk ka më dyshim. Nëse do presim të na e thotë RAI dhe Bild, apo kudi unë media të tjera serioze, e kanë të rakorduara si një narkoshtet. Por prova e përditshme e narkoshtetit, është 1 euro është 100 lek, 99 madje, ka tendencë në rënie.

Kaq kushton euro? Sigurisht që jo. Është ekonomia e drogës, paratë e drogës. Shteti ka rregulla, çdo shtet bën amnisti dhe në vitin 1 kërcet druri. Edi Rama nuk pati b… ta bëjë, sepse i intereson më mirë kështu që ta sundojë Shqipërinë me ekonomi informale, pa rregulla. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë që bashkëpunojnë me Edi Ramën, por e kanë pas qafe se janë pa rregulla dhe mos të çuditen fare kur u hap hetime SPAK.

Thelbi është që ekonomia informale është pasiguri dhe është mjeti më efikas për një njeri që do të sundojë pa dhënë llogari, për të bërë këtë punë. E kjo është fiks skema e narkoshtetit”, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments