Berisha: Narkopolicët përdorën helme kundër demonstruesve paqësorë. Me këtë akt, ata i shpallën luftë opozitës!

Hënë, 10 June 2024 22:55
 
 
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar shtazarake të ushtruar ditën e sotme nga policia ndaj protestuesve të cilët kërkojnë prej 11 javësh dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili është kapur me prova se si ka vjedhur 130 milionë euro me inceneratorin fantazëm dhe 30 milionë euro me kompaninë 5D me pronarë drejtorët e tij në bashki.

‘Narkopolicët përdorën helme kundër demonstruesve paqësorë. Me këtë akt, ata i shpallën luftë opozitës!’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar poshtë banesës së tij. 

 

Berisha: Të dashur miq, sot mercenarë, narkopolicë, narkobanditë të veshur me uniformë, përdorën helme kundër demonstruesve paqësorë.

Sadistë dhe kriminelë përdorën gaze luftërash, të përdorura barbarisht 100 vite më parë.

Përdorën gaze toksike, gaze me pasoja dëmtime serioze në lëkurë, etj.

Me këtë akt, ata i shpallën luftë opozitës.

Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret t’i përgjigjen këtij akti kriminal me zemërim të pakufishëm, me revoltë të pakufishme, me mosbindje totale civile.

Ftoj shqiptarët të bashkohen në këtë betejë qytetare, betejë për jetën, ekzistencën e demokracisë dhe vetë kombit shqiptar në Shqipëri.

Çdo ditë që kalon është ditë që rëndon mbi ndërgjegjen tonë qytetare.

Është ditë që rëndon mbi supet e lodhura të këtij vendi të rraskapitur.

Është ditë që përzë nga orët e para të mëngjesit gjer natën vonë shqiptarët nga Shqipëria.

Është ditë në të cilën bota e krimit e lidhur me Edi Ramën dhe qeveritarët, kafshon egërsisht qenien shqiptare.

Është ditë në të cilën, Edi Rama, qeveritarët dhe zyrtarët e tij vjedhin çdo minutë dhe çdo orë dhe varfërojnë.

Vjedhin pasuritë publike.

Vjedhin buxhetin.

Varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

Ndaj dhe o sot o kurrë, të bashkohemi në një betejë shpëtimtare për kombin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...