Berisha: Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë

Hënë, 10 June 2024 22:57
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ku partitë e djathta fituan shumicën e vendeve.

‘Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë’, u shpreh Berisha në protestën në mbështetje të tij. 

 

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën.

Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën.

Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së.

Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj.

Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë.

Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Sport

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times   Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.   Kishin kaluar njëzet e tre sekonda...

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...