Berisha-qytetarëve të Tiranës: Ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë

Premte, 14 June 2024 10:00
 
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e kryeqytetit që të marrin pjesë masivisht në protestën para Bashkisë së Tiranës ditën e premte.

‘Thirrja ime për qytetarët e Tiranës, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: E premtja është dita e çlirimit të Bashkisë së Tiranës nga monstra njerëzore më e shpërfytyruar që mund të ekzistojë.

Nga njeriu që aplikoi publikisht modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve.

Nga njeriu që së bashku me Edi Ramën kanë zhdukur 136 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Nga njeriu që sot u merr qytetarëve të Tiranës nga taksat e tyre 93 euro për ton plehra, në një kohë kur Banka Botërore me studimin e saj të plotë ka gjetur se për mbledhjen, fshirjen, pastrimin e qytetit, për seleksionimin, transportin e plehrave në fushat e tyre, për djegien e tyre, pra i gjithë procesi kushton 38 euro.

93 euro paguajnë sot shqiptarët pa djegur asnjë kilogram.

Të gjitha janë taksa që i paguhen Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë.

Sepse ne synojmë t’u rikthejmë votën dhe dinjitetin mbarë shqiptarëve.

Ky mision është mision i shenjtë kombëtar.

Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të çlirojmë bashkinë e qytetit.

Të mos pranojnë poshtërimin që u bëhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...