Berisha: Banditë me uniformë dhunojnë qytetarin! Krim!

E mërkurë, 17 July 2024 13:45
 

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar pamjet e rrahjes së një qytetari nga policë bashkiakë të Tiranës në mes të rrugës tek Bulevardi i Ri dhe në sy të të gjithë qytetarëve.

Berisha e ka përmbledhur me dy fjalë situatën që nuk ka nevojë për koment dhe as emra konkretë, pasi uniformat e dy punonjësve të përfshirë në sulm duken hapur. "Banditë me uniformë dhunojnë qytetarin. Krim!" ka shkruar kreu i opozitës. 

Personi që e ka filmuar situatën tregon i shqetësuar se nga rrahja ka pasur dhe pika gjaku në trotuar.

Vetë portali që e publikoi lajmin dha detajet: "Polici Bashkiak mbulon në gjak qytetarin."

"Një efektiv i Policisë Bashkiake ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari ditën e sotme në Tiranë, pranë Bulevardit të Ri.  Sipas raportimeve të mbërritura në redaksinë tonë, policia ka sharë qytetarin dhe më pas e ka grushtuar deri sa e ka mbuluar në gjak. Ndoshta qytetari po shiste sallatë pa lejen e Erion Veliajt," përfundon lajmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...