Berisha: Rama-Veliaj menduan se me firmën e Dumanit, do fajësonin Mërtirin dhe Zoton për vjedhjen e shekullit

Tuesday, 23 July 2024 21:48
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin maratonë të qytetarëve, u shpreh se Edi Rama dhe Erjon Veliaj me firmën e Dumanit, mercenarit të tyre, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton.

Lideri historik gjithashtu u shpreh se krerët e vërtetë të organizatës kriminale të djegësve që janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.

'Të dashur miq, vjedhja e shekullit, flakët e korrupsionit të djegësit të Tiranës, do përvëlojnë, do shkrumbojnë të gjithë ata që mbushën thasët me 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston.
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy hajdutët më kryesorë të kësaj vjedhje të pashembullt.
Një javë më parë, ata të dy besuan se lanë duart, duke shpallur krerët e grupit të organizuar kriminal të djegësit të Tiranës Mërtirin dhe Zoton.
Ata menduan se me firmën e Dumanit, mercenarit të tyre, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton.
Të dashur miq, nuk ka dyshim se Zoto dhe Mërtiri janë pa asnjë diskutim dy anëtarë të rëndësishëm të organizatës kriminale djegësi i Tiranës dhe djegësat në Shqipëri.
Për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Por, duke cilësuar grup kriminal dhe kryesues të grupit kriminal Zoton dhe Mërtirin, mercenari i Edi Ramës dhe organizata kriminale e Skrapit të partisë, besojnë se përjashtuan nga përgjegjësia krerët e vërtetë të organizatës kriminale të djegësve që janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.'- 
u shpreh lideri historik Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...