Bollino - grabitësi i pronave dhe objekteve publike

E Enjte, 25 July 2024 10:28
 
Nga Jamarbër Malltezi:
 


Bolino - grabitësi i tokës dhe ndërtesës së gjimnazit të Tiranës në tokë vakëf, vjedhësi i objekteve publike të Tiranës me firmën e Edi Ramës, dhe përfituesi i parave të inceneratorëve, nuk meriton asnjë përgjigje veç përçmimit për trillimet e tij.


Ndërsa në respekt të qytetarëve sqaroj se:


1. Sali Berisha, nuk ka përveç apartamentit të tij 124m2 në ‘Rrugën e Shpresës’, asnjë cm2 tokë apo banesë në bregdet as dhe tjetërkund.

2. Vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, kanë blerë qysh në 2004, pra para se Berisha të ishte në pushtet, gjysmë vile që Bolino e paraqiti si vilën e Sali Berishës.

3. Gjysmë-vila që vajza e Sali Berishës ka blerë qysh në 2004 (se gjysma tjetër i përket familjes së dajos së saj) është në baze të lejes së ndërtimit të vitit 2001.

4. Amendimet e lejeve të ndërtimit të subjekteve janë kryer dhe vijojnë të kryhen sipas nevojave dhe sipas ligjeve, duke u iniciuar dhe miratuar nga pushteti vendor dhe asokohe (ndryshe nga Edi Rama sot), në bazë të vendimit të Gjykates Kushtetuese (2006) planifikimi i territorit ishte tagër ekskluziv i pushtetit vendor dhe Sali Berisha e ka respektuar gjithnjë ligjin.

5. Pas vitit 2005 nuk ka asnjë m2 tokë publike të dhënë ndonjë privati për ndërtime vilash, por që të gjitha ndërtimet kanë qenë tërësisht iniciativa private të pronarëve të tokës me investitorët sipas ligjeve të tregut të lirë.

6. Leja e ndërtimit për një subjekt privat në 2012 ka ndjekur procesin ligjor fillimisht me kontratat private të pronarëve të tokës me kompaninë që dëshironin, miratimin e projektit urbanistik në pushtet vendor, kalimin në Këshillin e Qarkut dhe në fund noterizimin (sipas vendimit të GJK) në Keshillin Kombëtar të Territorit.

7. Ndryshe nga Edi Rama, Sali Berisha nuk ka cenuar asnjë cm2 tokë publike apo private që t'ia marrë pronarëve dhe t’ia falë hajdutëve apo trafikantëve STRATEGJIKË, siç ka vjedhur mbi 6 milion m2 troje në bregdet Edi Rama veç në këto 6 vitet e fundit.
Së fundi, shtoj se me këtë emision Bolino, Rama dhe Linda me Hidajetet dhe doçet e tyre, përpiqen të mbulojnë Sarajet e Surrelit me gjatësi të themeleve 57 m, vepër e vjedhjes dhe korrupsionit, ‘pallatin pesë katesh në pajë’ të Linda Ramës, pa asnjë faturë tatimore ndërtimore apo bankare, vepër e shëmtuar korrupsioni, grabitjen nga Bolino të 1500 m2 tokë private dhe ndërtesave pasuri publike, e shumë afera të tjera korruptive për të cilat drejtësia vonon, por kurrë nuk harron.
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...