Blushi: SPAK, organizatë kriminale! Të kishte drejtësi, Veliaj do ishte në burg

E Enjte, 25 July 2024 12:47
 

Përpara Bashkisë së Tiranës ka nisur protesta e 18-të qytetare kundër korrupsionit. Fjalën e tij para demonstruesve e ka marrë fjalën edhe Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Këta janë frikacakë, sepse një kryetar bashkie që ka frikë të dalë në rrugë, vjen në mbledhjen e Këshillit me antiplumb. Trima jeni ju sepse në zemrat tuaja janë me mijëra e mijëra patriotë që do t’i tregojë vendin këtij regjimi mafioz.

Më mbyllën pesë orë në narko-komisariatin e Taulant Ballës dhe e kanë marrë përgjigjen të gjithë narko-policët.

Duke zbritur shkallët takova një nga këta policët këtu që më tha se e di pse vijmë me kasketa në kokë?! Sepse na vjen turp t’u dalim fëmijëve para, prindërve. Këta policë janë të detyruar të vijnë këta.

Por të gjithë ata që e cilësojnë këtë popull të ndershëm si popull rrugaç, e kanë gabim. Ky është populli me trim dhe patrioti në botë.

Ky popull nuk ka frikë nga ky regjim, sepse aksioni është e vetmja rrugë përballë këtij regjimi mafiozë. Këta mendojnë se të jesh intelektual duhet të jesh qofte, duhet të jesh salsiçe por do të marrin përgjigjen si në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak.

Ka ardhur dita që me këta horra të sillemi ën atë mënyrë që e meritojnë, që të shkojë aty ku ka e kanë vendin.

Erion Veliaj nuk do të bëjë gjumë të qetë se e ka vendin në Sharrë, aty ku ndërtoi perandorinë e paligjshme.

Çfarë kanë më shumë fëmijët e këtij kryetari që shkojnë në kopshte private 6500 euro, kurse fëmijët tuaj nuk shkoni dot as në kopshte shtetërore?!

Çfarë kanë më shumë këta fëmijët e këtyre që zhyten në luks?!

Ne jemi më të fortë se kurrë. Ju jeni luanë para këtyre lepujve që mbrohen me skafandra policie.

Fjalët po mbarojnë, është koha e aksionit demokratik që ta shuajë këtë farë të keqe nga kjo tokë.

Ne nuk jemi popull skllevër. Ne kemi hedhur ën det perandori.

Ne kemi larguar pushtues më ët egër dhe këta ët dinë se vendi i tyre do të jetë aty ku e e meritojnë.

Kush ka shpresë  tek një organizatë kriminale si SPAK që do të bëjë drejtësi, e ka gabim. Ata janë partnerë në krim bashkë me McGonigalët e tyre. Po të kishte drejtësi, Erion Veliaj do të ishte në burg. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...