Mikrokreditë/ PD i përgjigjet Presidentit: Të gatshëm për Komision të Posaçëm për zgjidhjen e kësaj çështje

E mërkurë, 31 July 2024 22:46
 

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar në lidhje me shqetësimet e ngritura nga Presidenti i Republikës, për fenomenin kriminal të mikrokredive.

Në reagimin zyrtar, Grupi Parlamentar i PD thekson se ‘konstatimet e presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet tona. Të gatshëm për Komision të Posaçëm për zgjidhjen e kësaj çështje’. 

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve u njohën me mesazhet e përfshira në shkresën e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj, lidhur me dramën e papërballueshme individuale të viktimave të “grabitjes së mikrokredive”, përmes një skemë kriminale që përfshinë institucione shtetërore, shoqëritë e mikrokredive, shoqëritë përmbarimore, avokatë apo persona të tjerë privat.

Opozita, deputetët e saj, në Komisione apo seancë plenare, kanë ngritur disa herë shqetësimin, duke apeluar kolegët e mazhorancës dhe institucionet shtetërore për një diskutim konstruktiv mbi këtë fenomen negativ dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme, duke pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur dhe duke mos u bërë mburojë e paligjshmërisë. Konkretisht këto shqetësime janë ngritur në mënyrë koherente dhe pa asnjë politizim nga opozita parlamentare, përkatësisht në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, datë 21.05.2024, dhe seancën plenare të Kuvendit, datë 18.07.2024, gjatë raportimit të Guvernatorit Gent Sejko.

Qëndrimin e sotëm të Presidentit të Republikës e konsiderojmë si aktin e tij të parë në këto 2 vite të ushtrimit të detyrës, ku vendosi të përmbush detyrën e stij kushtetuese si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duke apeluar Kuvendin, përkatësisht shumicën parlamentare, që të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe të vlerësojë e ndërmarrë masat e nevojshme për të mbajtur përgjegjës institucionet relevante dhe të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh.

Konkretisht, Grupi Parlamentar i PD-së ka konstatuar se Rregullorja e Bankës së Shqipërisë u ndryshua në vitin 2016 për të ligjëruar blerjen e  paligjshme të kredive nga institucionet financiare jobankare edhe pse nuk ishin të licencuara për këtë veprimtari, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë injoroi ankesat dhe denoncimet e shumta të qytetarëve, dhe që Ministria e Drejtësisë u tregua e ngathët në procedimin dhe ndëshkimin disiplinor të përmbaruesve privatë që abuzonin me detyrën. Në këtë kuptim, ripërsëritja e këtyre shqetësimeve nga Presidenti i Republikës, është edhe një nxitje më shumë që Kuvendi të veprojë, pa vonesa dhe pa dallime partiake në mbrojtje të interesit publik.

Dhe pikërisht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të mbështes ngritjen e një komisioni të posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe përgatitur rekomandimet e nevojshme për rishikimin, ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit ligjor relevant, duke i dhënë zgjidhje dramës jetësore të mijëra familjeve në nevojë.

Ndërkohë gjejmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që gjetjet dhe konstatimet e tij t'ia përcjellë edhe SPAK-ut, për aq sa mund të ndihmojnë hetimet penale që po kryhen për rastin, siç u konfirmua nga drejtuesi i SPAK në seancën plenare të datës 15.07.2024, po në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me çështjen e mikrokredive. Nxitja e Presidentit të Republikës që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe të cojnë përpara ligjit cilido që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve, do të rriste besimin se edhe për institucionin e Presidentit të Republikës koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...