2 ligje dhe 4 VKM/ Rama bëhet pronar i 224 mijë metrave tokë në Vuno

E Enjte, 01 August 2024 11:13
 

​Nga Armand Maho

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit Vlorë, ka marrë një vendim ku i janë dhënë trashëgimtarëve Petro Kolekës, gjyshi nga nëna i Edi Ramës  dhe Spiro Kolekës, xhaxhit të nënës, rreth 22.4 hektarë tokë në Vuno.

Syri.net disponon vendimin e gjykatës, të marrë në vitin 2019, ku Eno Koleka, djalë daje me Ramën dhe Endrit Koleka, kushuri i tij, kanë bërë kundër ankimim ndaj vendimit të Agjensisë së Trajtimit të Pronave (ATP) e cila më datë 30.3 2017, ka rrëzuar kërkesën e ‘Kolekëve’, mes të cilëve figuron dhe nëna e kryeministrit, Aneta Rama Koleka.

Por nga kqyrja e vendimit të gjykatës duket qartazi se me këtë çështje është lëvizur me kleçka juridike të sajuara, kryesisht nga institucionet e Ramës nën varësi, madje dhe në shkelje të ligjit.

Agjensia e Trajtimit të Pronave, pavarësisht se duket sikur ka marrë një vendim për rrëzimin e kërkesës së fisit Koleka, më pas e ka lënë atë në gjendje të lirë, duke braktisur seancat gjyqësore. As ATP dhe as ZVRPP nuk janë paraqitur në gjykatë për të mbrojtur një vendim që po ata vetë e kishin marrë. 

“Vendimi i A.T.P është i paarsyetuar. Në këtë vendim nuk ka një shpjegim të përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, duke mos specifikuar dokumentacionin që mungon, si rrjedhojë e së cilës ATP nuk mund të gjykojë për njohje apo jo të pronës. Ndërkohë që pala e paditur A.T.P Tiranë dhe Personi i Tretë Z.V.R.P P Vlorë e lanë gjykimin në mungesë duke mos shfrytëzuar mundësinë për të parashtruar qëndrimin e tyre në lidhje me ankimin dhe vendimin e ankimuar” thuhet në pikën 13 të vendimit të gjykatës.

Pra me sa shihet, vetë ATP ka krijuar kushtet që çështja të fitohet në gjykatë, pasi nuk ka argumentuar vendimin, duke mos kryer hetimin administrativ përkatës, dhe për më shumë që e ka lënë çështjen në gjendje të lirë duke mos u paraqitur në gjykatë. Në gjykatë nuk është paraqitur as ZVRPP për të e cila me në krye Artan Lamen, ka dhe ajo rolin e saj në këtë aferë, për të cilën do flasim më vonë. 

Një mbrojtje e thatë e vendimit të ATP i është bërë nga avokatura e shtetit, e cila ka marrë pjesë si palë e tretë pasi nuk ka qenë objekt padie. Dhe kjo pjesëmarrëse vetëm në pak seanca të zhvilluara dhe më pas heshtje nga institucionet. Pra me sa shihet, gjykatës, pavarësisht të tjerave, nuk i është lënë shumë hapësirë për zgjidhje tjetër. 

Por, nga kqyrja e mëtejshme e çështjes, dalim në një konkluzion i cili kërkon një hetim të thelluar nga organet ligjzbatuese. Kështu, sipas një vështrimi që i kemi bërë kësaj çështjeje, janë 2 ligje dhe të paktën 5 vendime qeverie, nga të cilat ka përfituar direkt fisi Koleka, dhe si rrjedhojë edhe Kryeministri  Edi Rama, i cili kishte si trashëgimtare nënën e tij në këtë proces, madje një nga trashëgimtaret kryesore.

.Së pari bëhet fjalë për ligjin 133 të viti 2015, i miratuar në 8 maj të po këtij viti me 71 vota, i cili ka shfuqizuar të gjithë kuadrin ligjor të mëparshëm. Për shembull në nenin 20 të ligjit thuhet se në çdo rast aty ku është e mundur, i jepet përparësi kompensimit fizik të pronës, të cilën fisi Koleka pretendon se është e lirë, dhe e dyta është neni 21 i saj, i cili njeh të drejtën e kompensimit deri në 100 ha. Nga ana tjetër me anë të këtij ligji shfuqizohen të gjitha ligjet e mëparshme si ai vitit 2004 “Për kthimin dhe Kompensimin e pronave, i cili kishte të tjera kritere për njohjen e pronës, dhe ai i vitit 2010 “për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, i cili detyronte tokat pa tituj pronësie, siç ishin dhe tokat e pretenduarat fisit Koleka, të kalonin në fondin e kompensimit të ish pronarëve.

Image

4 VKM në funksion të ligjit 133/2015

Nga ana tjetër në funksion të këtij ligji, Rama nxjerr dhe 4 vendime të tjera qeverie që kanë të bëjnë me kalimin në pronësi të pronës, ose kompensimin e saj  ku në secilin prej tyre, ku më shumë e ku më pak, fisi Koleka përfiton. Bëhet fjalë për VKM nr. 222, datë 23.32016, “Për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronës”  VKM nr. 223 të datës 23.3 2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, ( ky pas rrëzimit që i bëri Gjykata Kushtetuese disa prej neneve të ligjit nr. 133, por që kishin të bënin më shumë me kompensimin financiar pa e prekur thelbi) VKM nr. 685 datë 28.92016 “për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” VKM nr 766 datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar” VKM Nr. 1114, datë 24.12.2020 për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë ( Shkarko dokumentin ) 

Vendimi Qeverisë numër 222 i 2016 duket se e ka favorizuar jo pak fisin Koleka. Aty ku bëhet fjalë pikërisht për plotësimin e dokumentacionit shoqërues të formularit të aplikimit në ATP. Ato sipas kësaj VKM janë katërtë tilla a) dokumentacioni ligjor; b) dokumentacioni hartografik; c) çdo dokumentacion tjetër mbështetës. Në dokumentacionin ligjor dy duket se janë sipas VKM neni 4 pika a), që përcaktojnë të qënin ose jo pronarë të tokës “dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë  tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14, të ligjit nr. 37, datë 13.1.1945,  “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës ose çdo dokument tjetër ligjor i lëshuar nga institucionet shtetërore i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes” thuhet në VKM.

Por duket se këto dy dokumente i kanë munguar fisit Koleka, dhe këtij neni i është shtuar dhe pika b) që thotë “kur një nga dokumentacionet e sipër-përmendura ligjore paraqet mangësi lidhur me sipërfaqen dhe kufijtë e pronës së pretenduar, subjekti depoziton vendimin gjyqësor të formës së prerë së bashku me planvendosjen e pronës, objekt gjykimi, të vulosura nga gjykata, si dhe aktekspertimin, në rast se gjatë gjykimit të çështjes në gjykatë është kryer një i tillë”.

Pra me një vendim gjykate, të marrë në kushtet kur institucionet nuk kanë zbatuar detyrën, Ramës dhe fisit Koleka i është hapur rruga për të marrë një pasuri marramendëse në një nga vendet më piktoreske të Shqipërisë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...